Prapaskena

Shokon Basha: Berisha është çmendur, mund të bëjë protesta edhe ndaj Blinken dhe Biden

Publikuar: 18/12/2021

Kryetari i PD Lulzim Basha bëri disa deklarata të forta pas mbledhjes së Kryesisë. Basha tha se Berisha ka humbur kontrollin, duke shtuar se mund të bëjë protesta edhe ndaj presidentit të SHBA Joe Biden dhe sekretarit Blinken.

“Legjitimiteti është procesi dhe demokracia, nuk janë numrat. PD ka patur sot vetëm një aktivitet demokratik, kuvendin kombëtar të thirrur sipas kushtetutës së saj. Kushtetuta jonë, që quhet statut, e miratuar edhe me votën e Berishës parashikon qartë që sot ka ndodhur vetëm një aktivitet i PD, kuvendi që ka marr vendime me votën e 5004 demokratëve. Gjithçka tjetër mund të ketë qenë mirë për disa njerëz që kanë dashur të shprehin ndonjë mendim. Ka patur edhe ndonjë dëm, siç më thonë që ka patur një dëm ndaj veturës që PD merr me qera për kryetarin, megjithatë këto janë dëme kolaterale. Të hipësh në veturën e kryetarit është tallje me demokratët. Nëse nesër do kemi një referendum për të shkarkuar sekretarin Blinken e pasneser presidentin Biden çdokush e kupton që është një tallje e madhe me të”, tha Basha.

Basha vijon me deklaratat e tij se këtë të shtunë në Kuvendin Kombëtar vendosën për të ardhmen e PD-së dhe gjithë Shqipërisë. Kreu i Partisë Demokratike tha se nesër do të bëhen transparent të gjithë emrat e delegatëve që morën pjesë në Kuvendin e sotëm.



Më të lexuarat