Prapaskena

Momenti ku dhëndri i Berishës hipën mbi makinën e Lulzim Bashës

Publikuar: 18/12/2021

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në selinë e Partisë Demokratike. Në një konferencë për shtyp, Berisha dha edhe rezultatin e referendumit të sotëm, ku u tha se kanë votuar rreth 44 mijë anëtarë për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Berisha u prit në oborrin PD-së nga mbështetësit e tij. Sakaq, në një moment dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi ka hipur mbi makinën e kryedemokratit.

Lidhur me këtë reagoi edhe Basha teksa u vu në dijeni nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp. Basha tha se të thërrasësh referendum se do të hipësh mbi makinën e kryetarit është tallje e madhe. 



Më të lexuarat