Prapaskena

Basha u kërkon ndjesë demokratëve: Nuk zgjidha nyjen gordiane, lejova hijëzimin tim nga Sali Berisha

Publikuar: 18/12/2021

Lulzim Basha pranon gabimin dhe përgjegjësinë se mbajti e lejoi hijëzimin e tij nga Berisha dhe protagonizmin e këtij të fundit ndërsa shtoi se e kishte paralajmëruar se ishte barrë për PD.

“Dualizmit në përceptim dhe dualizmit real, kur ish kryetari e bëri funksion de facto dublimin e kryetarit, e bëri rutinë hijezimin e kryetarit me protagonizmin e tij.

Kjo histori nuk ndaloi 8 vite me radhë.

Është përgjegjesia ime që nuk kam mundur ta zgjidh në kohën e duhur ketë nyje gordiane. Berisha nga ana tjetër ka qenë i njoftuar se protagonizmi i tij është një barrë për rritjen dhe fitoren e Partisë Demokratike.”

Basha tha se u kërkon ndjesë demokratëve

“Megjithatë, unë u kërkoj sot ndjesë demokratëve, me bindjen se ata kanë një ide të qartë për hezitimin tim, që ka qenë edhe hezitimi i shumë prej tyre. Njohja e gabimeve është premisa e korigjimit të tyre. Në këtë kuvend të lirë, unë mbaj shënim me respekt për gabime të tjera nga diskutimet tuaja. Dua të nënvizoj se kapërcimi i dualizmit përbën zgjidhjen e një prej nyjeve të krizës për të cilën po flasim.

Sot partia ka një kryetar dhe ajo duhet të ketë gjithnjë një kryetar.”



Më të lexuarat