Prapaskena

Basha ndëshkon Berishën, e largon nga çdo stukturë të PD si anti-amerikan

Publikuar: 18/12/2021

Lulzim Basha ka vendosur të përjashtojë sot Sali Berishën nga çdo strukturë e Partisë Demokratike. Ky vendim vjen pasi Basha e pezulloi si anëtarë i grupit parlamentar të PD në 9 shtatot 2021 dhe pasi Berisha i shpalli luftë për 3 muaj me radhë.

Propozimi u votua sot nga Kuvendi Kombëtar i PD. Berisha ndëshkohet si ish komunist dhe i shpallur non grata nga SHBA.

Ishte kryetari i Komisionit të Kuvendit të thirrur nga lidershipi zyrtar i demokratëve, Jemin Gjana që njoftoi miratimin e vendimit për të lënë jashtë strukturave qendrore të Partisë Demokratike, personat e shpallur non grata.

Gjithashtu, delegatët demokratë kanë shpallur “nul” vendimet e marra gjatë Kuvendit të ish-kreut të PD-së, Sali Berisha, më 11 dhjetor.

Gjatë Kuvendit të Berishës, delegatët e thirrur shkarkuan nga detyra nënkryetarët e PD-së si edhe Sekretarin e Përgjithshëm. Gjithashtu vendosën që, më 18 dhjetor, të mbahej një Referendum për shkarkimin edhe të kryedemokratit Lulzim Basha.

Gjana tha se “kemi shumicën dërrmuese të delegatëve”, duke theksuar numrin 5 mijë e 4 delegatë.

Kuvendi ka gjithsej 7600 delegatë. Sipas prezencës së nënshkruar prej secilit prej tyre, janë të pranishëm në Kuvendin Kombëtar 5004 delegatë”, u shpreh ai.

Anëtari i këtij Komisioni, Enkeled Alibeaj propozoi që në statutin e Partisë Demokratike të shtoheshin dy dispozita të cilat i dedikohen krijimit të një strukture të re organizative e emërtuar si aleanca qytetare për demokracinë.



Më të lexuarat