Prapaskena

Basha: Konflikti i Berishës me SHBA na ka kushtuar shumë, sot ndahemi qartësisht nga kjo fazë

Publikuar: 18/12/2021

Lulzim Basha tha konflikti që Sali Berisha ka pasur dhe po thellon dita ditës më shumë është i shpërfaqur në sytë e të gjithëve dhe nuk ka asnjë dilemë.

Ai tha në Kuvendin e PD-së sot se një konflikt i tillë i ka kushtuar shumë Partisë Demokratike dhe çdo anëtari dhe votuesi të saj dhe prandaj theksoi është dita, që në këtë kuvend, të  bëhet ndarja qartësisht nga kjo fazë.

Basha: Sot, konflikti që Sali Berisha ka pasur dhe po thellon dita ditës më shumë është i shpërfaqur në sytë e të gjithëve dhe nuk ka asnjë dilemë. Nuk ka më asnjë dyshim se e gjitha kjo na ka kushtuar shumë. I ka kushtuar shumë Partisë Demokratike dhe çdo anëtari dhe votuesi të saj.  Ndaj sot është dita, në këtë kuvend, që ne të ndahemi qartësisht nga kjo fazë e cila na ka kushtuar shumë, na ka rraskapitur, na ka lënë jashtë aksesit të pushtetit, na ka lënë jashtë institucioneve, ka ulur ndjeshëm shanset për të ardhur në pushtet, ka ulur ndjeshëm shanset për të realizuar projektet tona për zhvillimin e Shqipërisë dhe demokracisë Shqiptare.

Unë dua të shpall sot vullnetin tim, si kryetari i Partisë Demokratike, për mbylljen e këtij kapitulli të gjatë konfliktimi me partnerët tanë strategjikë. Partneriteti i plotë dhe pa dilema me SHBA, partnerin tonë strategjik që ishte në krahun tonë në betejën për përmbysjen e komunizmit dhe fitores së forcave demokratike, dhe mezi pret të jetë me ne deri në fitoren e ardhshme të PD në krye të qeverisjes së vendit, është në themel të PD-së, është në kodin gjenetik të PD.



Më të lexuarat