Zona e Kafarajt, në Fier, e cila njihet për kultivimin e luleshtrydhes në sera ka një numër të lartë fermerësh që janë prekur nga dalja e Vjosës pak ditë më parë.
Dhjetëra fermerë u mblodhën të paraditen sotme në autostradën Levan – Tepelenë për të protestuar.
Edhe dy vajza të vogla dolën në krah të prindërve për të ndihmuar për të ngritur zërin.
“Xhaxhi Edi Rama kur të shkosh ti blesh Zahos dhuratë mendo dhe për të gjithë fëmijët baballarët e të cilëve nuk kanë lekë për të blerë dhurata” thotë vajza e vogël.
Ata duan dëmshpërblim pasi sipas tyre është nuk është natyra që i dënoi por bashkia që ka bërë keq projektin për ndërtimin e argjinaturës së Vjosës në këtë fshat.