Prapaskena

Dosja e SPAK, ja si një magazinier hekurudhe çoi lekët e aferës së plehrave tek familja e ministrit Koka

Publikuar: 16/12/2021

Një magazinier i hekurudhës Shqiptare,që paguhet vetëm 280 mijë lekë të vjetra, i cili rezulton të jetë shoku i djalit të ish-ministrit Lefter Koka, Arbi Koka, është njeriu që ka hapur kompaninë “Pivot 04”, nga ku më pas koncesionari i Elbasanit “Albtek Energy”, ka paguar shumën prej më shumë se 1.9 miliard lekë.

Bëhet fjalë për Arbër Denizin, i cili ka treguar në SPAK, se punon si magazinier në hekurudhën shqiptare, ndërsa nuk ka dijeni se për çfarë punime ka kryer me beton në incineratorin e Elbasanit. Prapaskena zbardh të plotë dosjen e SPAK prej 74 faqe që çuan në burg ish-ministrin Koka dhe shpallën në kërkim Stela Gugallja dhe Klodian Zoton.

Faturat fiktive të kësaj kompanie janë gjendur dhe sekuestruar shtetasit Arbi Koka, djalit të Lefterit, i cili dispononte këtë dokumentacion, tek selia e kompanisë Pivot-04 që në fakt ishte njëherësh dhe selia e pijeve “Gjergi Kastrioti”, Rrashbull, Durrës, që zotërohet nga Lefter Koka me 88.19%. Rezulton se në “Pivot 04” është deklaruar si punonjës Klement Oketa.

I pyetur lidhur me rrethanat e hetimit ky shtetas ka shpjeguar se nuk ka punuar ndonjëherë në shoqërinë “Pivot 04” dhe se nuk e njeh personin me emrin Arbër Denizi. Nuk i njeh as edhe punonjësit e tjerë të regjistruar. Janë pyetur lidhur me këtë çështje punonjësit e tjerë të regjistruar Genert Baci dhe Ymer Çyrbia, të cilët kanë shpjeguar thënie kontradiktore me njëri-tjetrin. 

Këta shtetas nuk i njohin punonjësit e tjerë që kanë qenë të regjistruar në të njëjtën periudhë, përveç Genert Baçi që njeh njërin prej tyre (Juxhin Schaefer) por nuk di nëse ka punuar në të njëjtin vend pune. Është pyetur lidhen me rrethanat e hetimit shtetasi Arber Denizi.

Ky shtetas ka shpjeguar fillimisht se ka çuar te shoqëria “Albtek Energy” në Elbasan materiale interte, beton, zhavor, rërë çakull. Ka shpjeguar se nuk ka pasur mjete në pronësi por ka marrë ato nga banorë të zonës, dhe nuk është në gjendje të kujtojë ndonjë emër firme apo personi.

Ai ka shpjeguar se deklarimet në organet tatimore për librat e shitjeve dhe të blerjeve i ka bërë ai personalisht në DRT Durrës, ndërkohë që këto deklarime bëhen online në fagen elektronike të Drejtorisë së Tatimeve. Nuk ka qenë në gjendje që të shpjegonte emrat e ndonjë prej ekonomistëve më të cilët ka punuar. Ka shpjeguar se punëtorët Genert Baci dhe Klement Oketa, që kanë qenë të siguruar te shoqëria e tij, ai nuk i njeh.

Fillimisht ka shpjeguar se ka shkuar tek vendi ushtrimit të aktivitetit të shoqërisë “Albtek Energy sh.p.k, por në vijim të deklarimit i pyetur për vendin konkret, nuk ishte në gjendje të përcaktonte se ku ndodhej kantieri.



Më të lexuarat