Prapaskena

Plagosi me armë zjarri 33-vjeçarin në një lokal në Bajram Curri, arrestohet pas 5 ditësh autori (Emri)

Publikuar: 15/12/2021

Arrestohet autori i plagosjes së 33-vjeçarit pak ditë më parë në Tropojë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë organizuar punën dhe si rezultat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit Genti Vatnikaj, 24 vjec, banues në Bajram Curri.

Shtetasi Genti Vatnikaj, më datë 10.12.2021, në një lokal në qytetin e Bajram Currit, për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të plagosur, shtetasin A. H., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak.

Më të lexuarat