Prapaskena

FOTOT/ Momenti kur grabitësit e Postës Shqiptare largohen me biçikletë

Publikuar: 15/12/2021

Fotoja e mëposhtme tregon momentin kur dy të rinjtë që grabitën filialin e Postës Shqiptare në Babrru largohen nga vendi i ngjarjes. Imazhet janë siguruar nga Prapaskena dhe janë marrë nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë. Ata shihen që kanë mbuluar fytyrën me shall e në kokë mbajnë kapuçët e xhupave në mënyrë që të mos identifikohen.

Filiali i Postës Shqiptare u grabit paraditen e sotme. Dy të rinjtë e maskua janë futur brenda postës dhe kanë kërkuar nga punonjësit që tu jepnin paratë që kishin në arka.

Pasi kanë marrë 200 mijë lekë të reja janë larguar me biçikleta në drejtim të Alliasit. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë janë sekusetruar por autorët nuk janë identifikuar ende



Më të lexuarat