Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar një ditë pas arrestimit nga SPAK të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.
Berisha thotë se SPAK-u e bëri Lefter Kokën “kokë turku” për të shpëtuar kokën e krimit. Sipas ish-kryeministrit po përdoret afera prej 3.4 milionë euro për ta mbyllur, por t’i vënë kapak çështjes.
Berisha thekson se ka dhjetra dokumenta që faktojnë se meaga afera lidhet me Ramën, Veliajn, Agaçin, dhe ministra të tjerë të qeverisë.
Komenti i plotë
Koka nuk eshte koka!
Miq duke mbështetur çdo vendim për zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, theksoj që në fillim se sado që është padiskutim i drejtë vendimi për arrestimin e Ter Kokës, ky arrestim vetem per nje copëz te një mega aferë prej 430 milionë eurosh dëshmon sipas shprehjes popullore se u mbars malli dhe polli një mi. Me fjale te tjera po perdoret afera prej 3,4 milion euro e Terr Kokes ne kete rast hajduti i dobishem e megahajdutve mbi ate, per te mbyllur, per ti vene kapak aferes se madhe te djegesve prej 430 milion euro vjedhje shperdorim te fondeve publike nga grupi i strukturuar kriminal te kryesuar nga Edi Rama, Don Agaçio, Arben Ahmeti Erion Velia etj.
Kjo, sepse me dhjetra e dhjetra dokumenta faktojnë se mega afera korruptive e Djegesave lidhet direkt me Kreun e Meduzës, Edi Ramën, zv. e tij Arben Ahmetin, famozin Don Agaçio, Lal Plehun, Erion Veliajn etj.
Që prej datës 7 Prill 2015, Departamenti i Mjedisit dhe Antikorrupsionit të PD denoncuan aferën e rendë të inceneratorëve në prezencë te anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Elbasanit si Prof. Adrian Turku, Prof. Luciano Boci, Aurel Bylykbashi, Blendi Himci, Eugen Isaj, etj. si edhe shumë ambientalistëve dhe qytetarisë së Elbasanit.