Në “Foltoren” me shqiptarët e Floridas, Berisha u shpreh se pavarësisht fakti që Basha u shkarkua dje, më 11 dhjetor nga Kuvendi ai thërret Këshillin Kombëtar.
Doktori u shpreh se në mbledhjen e Këshillit nuk u paraqitën as 1/3 e anëtarëve dhe për këtë arsyer Basha e mbushi sallën me individë të tjerë duke mashtruar publikisht.
Berisha: E vërteta është se ne nuk përballemi vetëm me deputetin Basha i cili nuk respekton asnjë normë, asnjë ligj, asnjë parim. Përkundrazi i marrë peng ai vepron sipas urdhrave që merr. Mjafton tju them sot, i shkarkuar komplet thërret Këshillin Kombëtar ku nuk paraqiten as 1/3 e anëtarëve dhe mbush sallën me punonjës të godinës individë të tjerë duke mashtruar publikisht.
Pavarësisht nga të gjitha këto, ju garantoj se ky revolucion i filluar për rivendosjen e vlerave konservatore nuk ka të ndalur, ky revolucion siç çmontoi diktaturën do të çmontojë narko-shtetin shqiptar.