Prapaskena

Tropojë: Plumb në lokal 33 vjeçarit. Ngrihen pika kontrolli për arrestimin e autorit

Publikuar: 11/12/2021

Një 33 vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e 10 dhjetorit 2021 në një lokal në qytetin e Bajram Curri. Autori sipas policisë është një 24 vjeçar i shpallur në kërkim.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë. Policia ka mundur identifikimin e autorit të dyshuar 24 vjeçarin, banues në Tropojë, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri 33 vjeçarin.

Në hyrje- daljet e qytetit, janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

I plagosuri shtetasi A. H., ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën. Në kërkim është G.V. Të dy janë banues të Tropojës. Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna  për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e ligjor të kësaj ngjarjeje.

 

 



Më të lexuarat