Një nga bashkëpunëtorët e biznesmenit Rezart Taçi, kontabilisti Fabio Petruzzella është lënë në burg me akuzën e pastrimit të parave, duke pranuar kërkesën e Prokurorisë së Palermos.
Gjykata italiane ka hedhur poshtë kërkesën për arrest shtëpiak të avokatëve të tij.
Kontabilisti u arrestuar së bashku me Francesco Zummon një biznesmen 90 vjeçar nga Palermo, partner i ish-kryebashkiakut mafioz Vito Ciancimino, i cili gjithashtu u akuzua për pastrim parash.
Në hetim është përfshirë edhe një grup shqiptarësh që dyshohet se kanë ndihmuar Zummon dhe bashkëpunëtorët e tij në operacionet e tyre financiare.
Bëhet fjalë për 2 bashkëpunëtorët e ngushtë shqiptarë të Taçit, Artur Ballën dhe Bledar Lilon, të cilët janë kunati dhe ish-truproja e biznesmenit, të dy të lënë në burg.
Vetë Taçi është shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.
Bashkëpunëtori i tij italian Zummo u hetua gjithashtu nga gjyqtari Giovanni Falcone dhe u dënua në shkallën e parë me 5 vjet për ndihmë dhe nxitje dhe më pas u lirua në apel.
Në vitin 2001 u sekuestruan pasuri me vlerë rreth 150 milionë euro.
Dhjetra të penduar e akuzuan atë se kishte transferuar shuma të mëdha parash me origjinë të paligjshme në institucione krediti jashtë vendit dhe veçanërisht në Zvicër.