Prapaskena

Shembet asfalti i rrugës Berat-Sinjë/ Bashkia apelon qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme

Publikuar: 11/12/2021

Asfalti i rrugës Berat-Sinjë është çarë dhe është shembur.

Si pasojë, bashkia Berat apelon qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme drejt këtij fshati deri në përmirësimin e situatës.

Rruga e asfaltuar Berat-Sinjë ka pësuar shkarje dhe dëmtim të theksuar të asfaltit në krahun e majtë në ngjitje drejt zonës malore të Sinjës.

Asfalti ka shkarë dhe është rrezuar rreth 3 km në hyrje të fshatit Sinjë,duke përbërë rrezik serioz për automjetet që qarkullojnë në këtë rrugë.

Pamundësia për të ndërhyrë për shkak të errësirës dhe reshjeve të shiut ka detyruar bashkinë e Beratit që të rrethojë zonën e shembur dhe të vendosi në të dyja anët e saj,në hyrje dhe në dalje të Sinjës,tabela sinjalizuese për uljen e shpejtësisë dhe rrezikun që u kanoset drejtuesve të mjeteve në këtë pjesë të rrugës Bashkia e Beratit u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të shmangin e kufizojnë lëvizjet e panevojshme drejt zonës malore të Sinjës,deri sa situata të përmirësohet dhe rrëshqitja e rrugës të ndalet.

Burimet zyrtare të bashkisë Berat bëjnë me dije se,pas pastrimit të rrugëve nga gurët tashmë janë të kalueshme edhe rrugët drejt fshatrave malore: Karkanjoz, Bogdan,Qafë Dardhë dhe Mbolan.

Njoftimi i Bashkisë:

Vazhdojmë konsolidimin e grupeve të terrenit për perballimin e situatës së krijuar nga intensiteti i lartë i reshjeve. Grupet e punës janë në terren në mënyrë që të parandaloj problematiket e krijuara.

-Ju sugjerojmë të kufizoni lëvizjet deri sa situata të përmirësohet. Lëvizjet në drejtim të fshatit Sinjë të kufizohen si rrjedhojë e reshjeve të shumta deri në përmirësimin e rrëshkitjeve të rrugës kryesore.

-Strukturat e emergjencave në Bashkinë Berat do të vazhdojnë intensivisht procesin e kontrollit raportimit dhe ndërhyrjeve në gjithë qytetin.

-Tashmë të kalueshme rrugët për në fshatrat Karkanjoz,Bogdan,Qafë Dardhë dhe Mbolan.

 

 



Më të lexuarat