Prapaskena

Sabiani i eliminuari i radhës nga shtëpia e Big Brother, nuk takon disa prej banorëve: Janë hipokritë

Publikuar: 11/12/2021

Sabiani ka qenë i eliminuari i radhës nga shtëpia e Big Brother Vip. Mes lotësh, shumica prej banorëve përcollën këngëtarin deri te dera e shtëpisë, ndërsa ai refuzoi që të takonte disa prej tyre.

Rrugëtimi i tij në shtëpinë e famshme ka përfunduar pas më shumë se 60 ditësh, ndërsa ishte në nominim me Antonelën dhe Meridianin.

Por pavarësisht lotëve, në sy ra fakti se Sabiani kur u largua nuk u takua me disa prej banorëve, siç ishin DJ PM dhe Dagz, Einxhel, Beatrix, Sara apo Beniada, ndërsa në studio i quajti ata hipokritë.



Më të lexuarat