Kushtet e paqëndrueshme atmosferike vijojnë në vendin tonë ku shira intensive priten në pjesën më të madhe të vendit, më të dendura shirat do të jenë në zonat jugore-jugperëndimore.
Sipas MeteoAlb, në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore priten reshje të dendura dëbore.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin dobësim të intensitetit të reshjeve në të gjithë vendin.
Ky destabilitet i atmosferës do të na shoqërojë deri mëngjesin e së dielës.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes por rënie e tyre pritet në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 12°C.
Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 65 km/h kryesisht nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke gjeneruar në Adriatik dhe Jon dallgëzim mbi 5 ballë.