Një incidet është provokuar nga mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, në selinë qëndrore të Partisë Demokratike, shkruan newsbomb.al. Mësohet se ka qenë një furgon i bardhë pasagjerësh që është futur në oborrin e selisë dhe ka “xhiruar” gomat.
Ky furgon i bardhë, sipas raportimeve dyshohet se është përdorur për transportin e delegatëve dhe anëtarëve të PD nga rrethet në Tiranë, për t’iu bashkuar Kuvendit Kombëtar që ka thirrur Sali Berisha.
Personat që kanë qenë brenda, kanë brohoristur “Rroftë Sali Berisha” dhe pas disa momentesh furgoni është larguar. Ky është incidenti i parë që ndodh në zyrat kryesore të PD, në rrugën e Elbasanit. Në gatishmëri është dhe Policia e SHtetit, për të shmkangur çdo përplasje të mundshme.