Prapaskena

Kuvendi ngrihet në këmbë, Berisha futet në stadium me dy gishtat lart

Publikuar: 11/12/2021

Ish-kryeministri Sali Berisha në orën 11:00 është futur në stadiumin “Air Albania” ku është pritur me brohoritje nga delegatët dhe simpatizantët. Me dy gishtat lart, Berisha përshëndeti demokratët.

Berisha tha se asgjë nuk i pengon djemtë dhe vajzat e PD për t’u bashkuar në rithemelimin e PD.

Berisha tha se Kuvendi merr vendimet e veta ndërsa kreun e PD e cilësoi të pakallur që jep mesazhe turpi.

Ai la pa përgjigje pyetjen nëse do kthehen në selinë e Partisë Demokratike në përfundim të Kuvendit.

“Në historinë e lirisë së këtij kombi. Triumfi i revolucionit paqësor në momentet më dramatike të vendit. Asgjë nuk pengon djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë e lirisë për t’u bashkuar në rithemelimin e PD. Mesazhi më i bukur që ata i dërgojnë sot shqiptarëve kudo ku janë.

Miqve tanë në Europë dhe botë. Ai (Basha) është prej kohësh një i pakallur. Por kuvendi merr vendimet e veta. Mesazhet janë histori turpi dhe morën përgjigjen më të shkëlqyer nga demokratët”, tha Berisha.



Më të lexuarat