Prapaskena

Kuvendi, ja si verifikohen kartat e delegatëve të PD për të hyrë në stadium

Publikuar: 11/12/2021

Në stadiumin  “Air Albania” ka nisur futja e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Kuvendi i thirrur nga lideri historik i PD pritet të fillojnë në orën 10:00.

Organizatorët kanë bërë një kartë dhe një bar code me të cilin bëhet verifikimi në hyrje.

Në fazën e parë të këtij Kuvendi do të bëhet konfirmimi i firmave të delegatëve që duan të thirret Kuvendi.
Më pas do të verifikohet numri i 4200 firmave për të nisur punën ky Kuvend.

Do të hidhen për votim dhe ndryshimet statutore mes tyre dhe neni i quajtur “Basha” ku thuhet se në rast të humbjes së zgjedhjeve parlamentare kryetari i partisë largohet menjëherë.

Një tjetër pikë është dhe fakti se sot do të hidhet dhe shkarkimi i zotit Basha. Parashikohen disa orë Kuvend e këto ndryshime të rëndësishme do të shoqërohen edhe me fjalime politike.

Më pas Kuvendi do të zhvendoset në selinë e PD-së.



Më të lexuarat