Prapaskena

Berisha niset drejt “Air Albania”: Basha prej kohësh një i pakallur. Përsërit dhe njëherë thirrjen: Hajde në Kuvend

Publikuar: 11/12/2021

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha është nisur drejt Kuvendit që do të mbahet në “Air Albania.”

Berisha shihet teksa del nga shtëpia i shoqëruar nga bodyguard-ët e tij.

Në një porononcim për mediet para mbërritjes në Kuvend Berisha tha: E jashtëzakonshme dita në historinë e demokracisë shqiptare kjo shënon një nga ngjarjet më të mëdha. Kjo shënon mrekullinë e dytë më të madhe në historinë e lirisë në këtij kombi, revolucion triumfi në momentet më dramatike të vendit, narkoshteti dhe pseuopozitariszmit ët instaluar.

Asgjë nuk pengoi dhe nuk pengon djem dha vajza, burra dhe gra të lirisë për tu bashkuar sot në rithemelimin e PD-së. Mesazh më i bukur, më i madh, më i fuqishëm që ata i dërgojnë sot shqiptarëve në mbarë diasporës.

A do e shkarkoni Bashën sot?

“Besoj se ai është prej kohësh një i pakallur, por Kuvendi merr vendimet e veta.”

Mesazhet kërcënuese

“Mesazhet janë histori turpi dhe morën përgjigjen më të shkëlqyer nga demokratët, nga më të mirët e shqiptarëve.”



Më të lexuarat