Prapaskena

Basha s’njeh asnjë vendim të Kuvendit të Berishës: Më 18 dhjetor lëmë pas mbeturinat e komunizmit dhe korrupsionit! Nesër mblidhet Këshilli i PD! Do shkarkohet Paloka dhe 11 anëtarë të Kryesisë

Publikuar: 11/12/2021

Lulzim Basha nuk njeh asnjë vendim të marrë ditën e sotme në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha! Këshilli Kombëtar, Kryesia e Partisë dhe Kryetari, pra vetë ai, do të vijojnë të jenë në krye të detyrë, pa asnjë ndryshim, është kujdesur të theksojë Basha, duke thënë se ajo që u prodhua nga 11 dhjetori, është përpjekja e fundit e Sali Berishës në luftën kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët e kanë shpallur ‘Non Grata’. Retorika e tij, pas mbledhjes së vonë të Kryesisë, ishte më e ashpër se kurrë më parë përkundrejt Berishës, të cilin e quajti “mbeturinë e komunizmit dhe korrupsionit”, që i vijë fundi në 18 dhjetor.

Siguroj sot si Kryesi të gjithë demokratët se institucione, nga Këshilli, Kryesia dhe Kryetari vazhdojnë të jenë në krye të detyrës në përmbushje të përgjegjësive statutore në shërbim të demokratëve, Demokratët do të mblidhen në 18 dhjetor ku do të marrin vendime të rëndësishme për të ardhmen e tyre dhe jo për hallin personal të Berishës, në 18 dhjetor PD do të lë pas pjesët e hidhura të së shkuarës bashkë me mbeturinat e komunizmit dhe korrupsionit drejt ndryshimit që meriton çdo demokrat”, tha Basha.

Shkarkimit të tij nga Kuvendi i Sali Berishës, Lulzim Basha i përgjigjet po me shkarkim! Kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur nesër Këshillin Kombëtar ku do të kërkojë shkarkimin e kryetarit të saj, Edi Paloka dhe anëtarëve të kryesisë që nuk mbështesin 18 dhjetorit, por dolën hapur krah Sali Berishës të shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA. Për të bërë të mundur thirrjen ditën e nesërme të Këshillit, Basha ka vendosur edhe shkarkimin e 4 sekretarëve, Belind Këllici, Ervin Minarolli, Ledina Mandia dhe Ivi Kaso, ku pritet dhe zëvendësimi i tyre me emra të rinj.

në mbledhje është propozuar edhe një rezolutë e posaçme për situatën e PD-së, me demokratët që janë më të ndarë se kurrë me 2 Kuvende të thirrura, megjithatë nuk ka shumë detaje mbi pikat që do të përmbajë kjo rezolutë.

“Në përgjigje të falsifikimit të simboleve të PD, shpërdorimit të funksioneve dhe të përgjigjes së urdhrave nga PD zyrtare, Kryesia e PD ka vendosur thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit , nesër orën 15:00 me këtë rend dite: Diskutimi dhe miratimi i një rezolute të krijuar nga veprimtaria statutore; Miratimin për shkarkimin e Këshillit Kombëtar dhe anëtarëve për shkelje të statutit; shkarkimin nga detyra të disa degëve”, tha Basha.
Nga ana tjetër, pasoja ka pasur edhe për 11 kryetarët degësh të cilët nuk u angazhuan për 18 dhjetorin. Bëhet fjalë për degën Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër, ku dhe u paralajmërua edhe një ditë më parë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Demokratët që munguan në mbledhjen e Kryesisë dhe pritet të shkarkohen nga Basha
Edi Paloka (Kryetar i Këshillit)
Belind Këllici
Ivi Kaso
Albana Vokshi
Aldo Bumci
Gent Strazimiri
Gert Bogdani
Oerd Bylykbashi
Flamur Noka
Ervin Minarolli
Ledina Mandia
Tomorr Alizoti



Më të lexuarat