Prapaskena

Basha mbledh kryesinë e PD, priten masa ndaj “rebelëve”: Nesër mblidhet këshilli kombëtar, ja rendi i ditës

Publikuar: 11/12/2021

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që ditën e nesërme  të mblidhet Këshilli Kombëtar. Lajmi është bërë i ditur nga burime në Kryesinë e Partisë Demokratike të mbledhur nga Krydemokrati Basha.

Mbledhja erdhi disa minuta pasi Kuvendi Kombëtar shkarkoi Lulzim Bashën nga kreu i PD.

Në Kryesinë e  PD do të merren masa disiplinore për atë që ndodhi sot në “Air Albania”.

Propozimi për rendin e sotëm të ditës;

1. Hapi i parë që duhet hedhur është thirrja e Këshillit Kombëtar nesër. Parashtrimi i një rezolute për qëndrimin e Këshillit Kombëtar për çështje si: kursit të ndjekur nga PD për vlerat pro perëndimore pro NATO dhe SHBA dhe qëndrimi ndaj disa anëtareve të saj për shkeljen e statutit.
2. Marrja e disa masave disiplinore që janë në tagrin e tij.
3. Qëndrim politik nga kryesia.
4. Marrja e masave që janë në tagrin e kryesisë.

Ndërkohë anëtarët e Kryesisë që mbështetën foltoren dhe i janë bashkuar Kuvendit dhe refuzuan të merrnin pjesë në mbledhjen e Kryesisë të thirrur nga Lulzim Basha.

Lista e anëtarëve të Kryesisë që nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhje:

Edi Paloka

Belind Këlliçi

Ivi Kaso

Albana Vokshi

Aldo Bumçi

Gent Strazimiri

Gert Bogdani

Oerd Bylykbashi

Flamur Noka

Ervin Minarolli

Ledina Mandia

Ndërsa Tomorr Alizoti pjese ç e Kryesisë ka lajmëruar qe s’do jete ne asnjë prej Kuvendeve.

 

 



Më të lexuarat