Prapaskena

Basha kërkon shkarkimin e Edi Palokës dhe 10 anëtarëve të Kryesisë, nesër mblidhet Këshilli Kombëtar

Publikuar: 11/12/2021

Ditën e nesërme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kryesia e PD pritet që të propozojë shkarkimin e kreut Edi Paloka nga posti.

Po ashtu burime bëjnë me dije do të bëhet propozim për shkarkimin e 10 anëtarëve të kryesisë që kanë shkelur vendimin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor.

Konkretisht: Edi Paloka, Belind Këlliçi, Ivi Kaso, Albana Bokshi, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Gert Bogdani, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Ervin Minarolli, Ledina Mandia.

Gjithashtu do të ketë propozim dhe për shkarkimin 12 kryetarëve të degëve të PD, konkretisht në: Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë, Gjirokastër dhe Kuçovë.

Kujtojmë se pak më parë Paloka në një postim në rrjetet sociale u bëri thirrje anëtarëve të PD-së që nuk morën pjesë që të bashkohen me PD-në e rithemeluar si një vullnet i shumicës së demokratëve.

Paloka: Sot Kuvendi i PD, per here te pare u mblodh me kerkese te delegateve te tij dhe mori vendime historike, te rendesishme ne baze te te cileve qendron rithemelimi i PD. Ne Kuvendin e demokrateve te lire, sot moren pjese nje numer jo i vogel prej antareve te Keshillit Kombetar. Une ju bej thirrje dhe pjeses tjeter te antareve, ti bashkohen PD te rithemeluar sot me vullnetin e shumices perfaqesuese te demokrateve e te mos behen pjese e lojes te atyre qe per karrige jane gati te shkelmojne interesat e demokrateve, per me teper, nga sot, pa asnje tager per te mbledhur Keshillin Kombetar. Keshilli Kombetar, pas Kuvendit Kombetar eshte organi me i larte i PD dhe antaret e tij duhet te përfaqësojnë vullnetin dhe interesat e demokrateve, vullnet qe u shpreh qartazi sot ne Kuvendin per rithemelimin e PD.

Mbledhja e Kryesisë së PD erdhi vetëm pas disa minutash, pasi Kuvendi Kombëtar i PD vendosi shkarkimin e Bashës nga posti.

 



Më të lexuarat