Prapaskena

Vrasja e biznesmenit, dy persona në këmbë i dolën para dhe “zbrazën” kallashin, makina ra në kanal

Publikuar: 10/12/2021

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e biznesmenit Rakip Roli rreth 55-vjeç mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Laçit. Dy persona që kanë qenë duke lëvizur në këmbë i kanë dalë përpara automjetit që drejtohej nga viktima, dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri plumbash.

Si pasojë e plagëve Roli ka humbur kontrollin e automjetit. Fillimisht ai është përfshirë në aksident me një automjet tjetër dhe më pas ka përfunduar në një kanal pranë zonës ku ka ndodhur ekzekutimi.

Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar. Policia po punon për kapjen e autorëve të vrasjes. Blutë bëjnë me dije se në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes



Më të lexuarat