Prapaskena

“Unë ta fus llapën aty ku …”, “plas”mes Salianjit dhe Ristanit: Nuk je këtu duke pirë raki

Publikuar: 10/12/2021

Një debat i ashpër ka përfshirë mbrëmjen e djeshme deputetin Ervin Salianji dhe Arben Ristanin, debat i cili ka shkuar deri në ofendime personale mes tyre.

Ristani e quajti Salianjin si kriminel, të dënuar nga gjykata, ndërsa ai i kundërpërgjigj duke i thënë se ka marrë para dhe se ka futur në burg gazetarë.

Ata debatuan dhe mbi djegien e mandateve, debat i cili agravoi deri në ofendim.

Debati

Ervin Salianji: Ja ku i ke të gjithë, madje edhe Bushati ka bërë shkrim që ka nxitur për djegien e mandateve dhe kanë nxitur deputetët e Opozitës

Arben Ristani: O shpifarak, mos shpif më, mos vazhdo

Ervin Salianji: Me cilësime personale ta fus unë ty aty ku, të të hyj llapa që…

Eni Vasili: Qetësohuni ju lutem

Arben Ristani: O shpifarak

Ervin Salianji: Këtu nuk je duke pirë raki e me avujt e alkoolit

Arben Ristani: O shpifarak…



Më të lexuarat