Prapaskena

Skandal/ “SHBA nuk bashkëpunon me Berishën” në celularët e delegatëve mbërrin SMS-ja për të bojkotuar Kuvendin

Publikuar: 10/12/2021

Në telefonat e delegateve të PD-së së Shkodrës kanë mbërritur mesazhe për të bojkotuar kuvendin e nesërm në “Air Albania”.

Denoncimi është publikuar në rrjetet sociale nga delegatët e Shkodrës të cilët shprehen se mesazhet janë dërguar nga drejtuesit aktualë të PD-së.

Kjo është një maskaradë dhe e denoncoj. Si delegat dhe si anëtar i kryesisë së PD-së në Shkodër, kam dorëzuar të dhënat e mia për të mos i dorëzuar apo shpërndarë kund pa lejen time. Numri im është privat dhënë nga të dëshpëruarit e partisë time për të më individual, duke përdorur SHBA-në si pretekst, është krim” – shkruan njëri ndër ta.

Ndërkohë, një mesazh i tillë ka dalë në rrjetet sociale edhe nga shumë delegatë të tjerë demokratë.

 



Më të lexuarat