Prapaskena

SHBA mesazh Arben Krajës së SPAK-ut: Arresto Sali Berishën. Çfarë po pret?!

Publikuar: 10/12/2021

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë sot një mesazh të qartë kreut të SPAK, Arben Kraja, i cili përflitet se po bëhet pemgesë për procedimin penal dhe arrestimin e Sali Beeishës.

Zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar, gjatë ditës së dytë në Tiranë ka pyetur se ku janë prokurorët e SPAK që nuk marrin nën hetim Sali Berishën, i cili është shpallur non grata nga SHBA për korrupsion, pengim të drejtësisë dhe minim të demokracisë.

Ai tha se SHBA-të e bënë punën e tyre, por SPAK nuk po e bën.

“Ku janë hetuesit vendas dhe prokurorët vendas në raste si këto? Dua të them, ne e bëmë sipas ligjeve tona, rregullave tona, autoriteteve tona. Por edhe ju keni disa në vend. Pra, nëse doni ta dini, hetoni. Nëse doni të dënoni, bëni ndjekje penale. Nëse doni të ndëshkoni, dënoni njerëzit që janë pjesë e këtij korrupsioni sepse kjo nuk ka të bëjë me Amerikën që lufton korrupsionin në Shqipëri, por ka të bëjë me Amerikën që mbështet luftën tuaj kundër korrupsionit. Kjo është pyetja ime. “, u shpreh Escobar



Më të lexuarat