Në takimin që kishte për qëllim analizën e 25 prillit dhe riorganizimin e PS , kryeministri tha se partia në Shkodër do të ketë riorganizim nga zero, në përpjekje për të rregulluar gabimet e së shkuarës, sipas tij. Nga sa bëjnë me dije burime kreu i qeverisë ka qenë i pakënaqur nga rezultati i zgjedhjeve, për pasojë ka bërë me dije se strukturat humbëse do të zëvendësohen nga “të rinj me energji të reja”.
Ai ka thënë se 3 mandate për PS janë shumë pak. ” Vetëm me lulen simbol të PS do ishin fituar 3 deputetë”, duke kuptuar se pritshmëritë e tij kanë qenë më shumë, duke mos e marrë dot bastionin që historikisht i ka përkitur PD.
Në takim, nga sa mësohet kanë qenë të pranishëm deputetët Damian Gjiknuri, Etilda Gjonaj dhe Anila Denaj.