Një person rreth 50-vjeç është vrarë mëngjesin e sotëm në qytetin e Laçit.
Burime bëjnë me dije se viktima po lëvizje me një automjet në momentin kur është qëlluar me breshëri automatiku.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes si dhe as identiteti i viktimës. Në lidhje me këtë ngjarje nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia e Shtetit.
Njoftimi i policisë
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 08:45 ,në Sanxhak, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.