Prapaskena

Escobar: Do të ketë pasoja për PD nëse zgjedh në krye Sali Berishën! Pse s’hetojnë institucionet vendase? Ambasada e SHBA: Tubim politik nesër, amerikanët të kenë kujdes

Publikuar: 10/12/2021

I dërguari special i SHBA, për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar, tha sot se do të ketë pasoja nëse PD zgjedh në krye dikë që është i shpallur ‘non grata’ nga SHBA. Për ish-kryeministri Berisha Escobar u shpreh se nuk takohet me të pasi ai është i shpallur ‘non grata’, ndërsa pyetjes se përse ai u fut në listën e zezë nga DASH, deklaroi se nëse keni pikëpyetje, nisni hetimet.

“Ku janë prokurorët, hetuesit dhe autoritetet në vendin tuaj? Ne e bëjmë sipas ligjeve tona, por dhe ju keni disa në vendin tuaj. Nëse doni ta dini, hetoni. Nuk takohemi me të, do të ketë pasojë nëse PD zgjedh dikë të shpallur ‘non grata’.”-tha Escobar, në një intervistë për gazetarin Sokol Balla. 

Ndërkohë që ambasada amerikane e ka quajtur tubim politik Kuvendin e nesërm të Sali Berishës, dhe përmes një njoftimi ka paralajmëruar të gjithë qytetarët e SHBA-ve që të kenë kujdës. Ambasada thotë se në të tilla aktivitete shpesh situatat mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme.



Më të lexuarat