Prapaskena

E ‘larë’ në gjak dhe e bërë ‘shoshë’ nga plumbat, sigurohen pamjet e ‘Audi-it’ luksoz ku u qëllua për vdekje biznesmeni në Laç

Publikuar: 10/12/2021

Jane siguruar pamje të automjetit ku u ekzekutua mëngjesin e sotëm në fshatin Sanxhak të Laçit biznesmeni Rakip Roli.

Biznesmeni është vrarë me breshëri, ndërsa automjeti i tij tip ‘Audi Q7’ me targa AA001PB është bërë ‘shoshë’ nga plumbat, ku sipas pamjeve duket se autorët kanë qëlluar përballë dhe nga krahu i djathtë i makinës.

Vetëm në xhamin e përparmë të automjetit numërohen të paktën 7 shenja plumbash. Po ashtu kudo shihen edhe njollat e gjakut.



Më të lexuarat