Prapaskena

Berisha ftesë të hapur Bashës: Hajde nesër në Kuvendin Kombëtar në “Air Albania”!

Publikuar: 10/12/2021

Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri një thirrje të hapur kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha që të vijë në Kuvendin e partisë që do të zhvillohet nesër në “Air Albania”.

Ai po ashtu ftoi edhe deputetët dhe drejtuesit e lartë të PD-së që të jenë të pranishëm këtë ditë, të cilët ai e quajti historike.

Berisha: Ftoj delegatët dhe drejtuesit e saj, duke përfshirë edhe, të themi kryetari në letër të saj Bashën. Po ashtu ftoj edhe deputetët e PD-së që të vijnë nesër, pasi ky është një kuvend i të gjithë demokratëve. Natyrisht mungesa e tyre nuk i përjashton ata nga kontributet e ardhshme në parti. Ftoj të gjithë anëtarët që kanë mbështetur Foltoren të vijnë nesër në “Air Albania” për të ndjekur këtë moment të rëndësishëm të historisë.



Më të lexuarat