Një sherr me akuza të forta dhe etiketime të rënda ka shpërthyer në studion e Open mes Ervin Salianjit dhe Arben Ristanit, të dy të ndarë nga konflikti Berisha-Basha në Partinë Demokratike.
Gjithçka nisi kur Arben Ristani e quajti Salianjin “kriminel” duke iu referuar dënimit për çështjen “Babale”.
-Ristani: Ky është kriminel. Ça e quani ju një njeri të dënuar me vendim gjykate? është kriminel.
-Salianji: Nëse do të kishte hetim për Bashën për çështjen Muzin, parafolësi do ishte i hetuar. Ka qenë sekretar i përgjithshëm. Unë kam një dënim për kallëzim të rremë dhe deri sat ë shprehet Apeli jam i pafajshëm.
Kurse ky ka një dënim për korrupsion. Ka marrë lekë. E ka fut në burg Sali Berisha. Ky ka edhe leje ndërtimi. Ia ka dhënë Erjon Velija. Ke marrë para se ke fut në burg Sali Berisha se ke fut në burg Aleksandër Frangajn. Ky ka qëndrim që dënimin për mua e quajti politik.
–Ristani: Nuk është e vërtetë.
–Salianji: Do kesh qenë nën avujt e alkolit.
–Ristani: Shpif.