Prapaskena

Mafia sponsorizuese dhe Bora Muzhaqi, bashkëjetuesja e djalit të “zonjës së bosëve të miellit e kullave”, Adriana Berberi

Publikuar: 09/12/2021

Çfarë fsheh birësimi i fëmijëve nga çifte LGBT e “bamirës” të huaj dhe ngritja e qendrës hermetike të drogës?/ Disa sekrete nga “punët” e vjehrrit dhe vjehrrës së Ministres për Rininë dhe Fëmijët, që tashmë ka nën urdhër, një dikaster i cili nuk u sajua kot nga klani Rama, por si “kanal i zi” për të operuar grupet e trafiqeve, të cilat do realizohen me gjoja projekte rehabilitimi nga OJF shqiptare, italiane, angleze, greke e maqedonase, 4 prej tyre në dorën e bashkjetuesit të ministres dhe në sarajet e Surrelit.

Kur kryeministri Rama, njoftoi se kishte krijuar Ministrinë për Rininë dhe Fëmijët, u tha se ishte ‘qokë’ me taksat publike, për të sajdisur dhe përkëdhelur ndonjë ‘gocë’ të preferuar me post ministror.

Mirëpo, kur në krye të kësaj ministrie emëroi Bora Muzhaqin, rezultoi se nuk ishte as ‘qokë’ dhe as nevojë për të integruar rininë e mbrojtur fëmijët, por për të krijuar një qendër punësh të pista, që do ketë dekorin e gjoja kujdesit ndaj brezit të ri.

Këtë e thonë informacione nga shërbime speciale anti-krim, të cilët njohin zinxhirin e lidhjes së ministres Muzhaqi me familjen kryeministrore e disa qarqe të zeza trafiqesh brenda dhe jashtë kupolës së pushtetit, të cilët nën maskën e shumë bizneseve e shoqatave merren me trafiqe, kontrabandë e pastrim parash.

Ky rrjet mafioz, që do ketë në dispozicion Ministrinë e Rinisë dhe Fëmijëve, nis nga familja e Surrelit, ku Bora Muzhaqi e dalë befas si “Yll” në kupolën qeveritare, është mikeshë konfidenciale e vajzës së Linda Ramës; dhe kuptohet fuqia e saj për të vepruar lirshëm e për të mos patur kontroll, nga asnjë institucion.

Po kështu, Bora është bashkëjetuese e Besard Bedri Buzit, djali i Adriana Berberit, zyrtare e lartë e pushtetit “Rilindja”, prej 3 vitesh komisionere në Autoritetin e Konkurrencës, ku kalojnë në filtër tregjet, monopolet, çmimet dhe miratohen transaksione, shkrirje dhe tjetërsime kapitalesh të kompanive shqiptare e të huaja.

Bashkëjetuesi i Bora Muzhaqit, punon Drejtor Ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksës së Pasurive në Ministrinë e Financa-Ekonomisë por ka dhe 4 OJF për çështjet e rinisë e fëmijëve dhe dy biznese, mes tyre “Buzi&Associotes” e “SIGN-A-RAMA”, ku menaxher koorporate është një trafikant kullash në Tiranë, që rezulton se është djalë teze i burrit të ministres.

Ndërsa vjehrri i ministres, përveçse është ortak me trafikantin ndërtues kullash dhe pjesë e firmës “APA-ALBPARTNERS” me Besmir Hovin; punon ekspert vlerësimi pronash e administrator i kompanive të sekuestruara në këtë ministri, ku djali i tij është Drejtor Ligjor i Taksës së Pronave.

Fijet e bizneseve që janë të kapur pas këtij zinxhiri, financohen dhe nga mafia e importuesve dhe tregut të ndërtimit, Call-Center, vajit, ilaçeve e miellit, të cilët mbikëqyren dhe mbrohen nga Adriana Berberi (Buzi), vjehrra e ministres Muzhaqi; e cila së fundi, votoi pro rritjes së çmimit të miellit dhe kundër gjobës 5 milionë Euro.

Nuk është rastësi, që më 24 nëntor nga Korça, në takimin e “punës” për fëmijët, ku kishte pranë dhe trafikantë droge e fëmijësh të maskuar si bamirës, ministrja Bora Muzhaqi, deklaroi se ka nisur puna për një projekt liberal lidhur me birësimin e fëmijëve nga çifte LGBT por dhe të interesuar brenda e jashtë Shqipërisë.

Pas kësaj deklarate, në Ministrinë për Rininë dhe Fëmijët, janë depozituar 8 projekte nga OJF me pronarë bashkëjetuesin e ministres Muzhaqi e pranë familjes kryeministrore, të cilët do jenë “stacione-distributorët” e parë që do menaxhojnë birësimet e fëmijëve.

Ndërsa 3 kërkesa të tjera, janë bërë për ngritjen e 3 qendrave hermetike në Tiranë, Korçë e Shkodër, për gjoja integrimin e të rinjve që kultivojnë e trafikojnë drogë, ku policia dhe agjencitë e tjera gjurmuese anti-trafik nuk do kenë akses kontrolli.

Përfshirja e bashkëjetuesit të ministres në OJF e biznese me trafikantë droge, lidhjet e vjehrrës së saj me mafien e miellit dhe kullave; projektet për birësime masive dhe jashtë Shqipërisë dhe ngritja e këtyre qendrave hermetike për të rinj; krijon dyshime të plota, se kjo ministri është krijuar si “kanal i zi” për grupet e trafiqeve njerëzore, drogës e pastrimit të parave.

Mund të flisnim dhe për rrjetin prostitucionit, që zonja e “mafies së miellit” Adriana Shaqir Berberi (Buzi) e di se për çfarë rasti dhe grupi e kemi fjalën; por po saktësojmë, se OJF-të me bosë trafiqesh e maskë bamirësie, janë shqipare, italiane, angleze, greke e maqedonase, të gjithë me fije brenda rrjetit familjar kryeministror e të ministres Muzhaqi.

Fakt/ Ministrja Bora Muzhaqi, deklaron se përveç pagesës së 6 viteve studime në “Varsity House-Cambridge e “Rosbery Hall” në Angli që dihet sa kushtojnë; prindrit i kanë dhuruar dhe 30 mijë Euro të tjera, për të cilat ministrja nuk thotë nëse i ka me burim nga bixhozi ilegal i babait në Elbasan apo nga ndonjë biznes tjetër që e di policia. Kaq për sot!/Pamfleti



Më të lexuarat