Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor ka folur në një prononcim të shkurtër për ,edia në lidhje me takimin e tij me kreun e PD, Lulzim Basha.
Ai u shpreh se ishte i lumntur për vizitën në Tiranë, ai u shpreh se pret dhe takime dhe biseda të tjera me opozitën teksa tha se e pret Bashën për të zhvilluar njëë takim në Uashington.
“Jam shumë i lumtur që kam ardhur në Tiranë, është vizita e parë. Isha i lumtur që u takova me opozitën, shprehën angazhimin ndaj NATOS dhe integrimin dhe luftën kundër korrupsionit. Jemi të lumtur që jemi pjesë e kësaj me masat tona kundër korrupsionit. Do të kërkojmë më shumë përkushtim nga institucionet shqiptare. Pres më shumë bisedime këtë pasdite. Pres edhe vazhdimin e marrëdhënieve me PD. Pres që të takoj edhe Bashën në Uashninton” tha Escobar.