Prapaskena

Detaje nga shpërthimi tek “Epoka”/ Studenti: Dëgjuam një zhurmë të fortë, zgjati pak sekonda

Publikuar: 09/12/2021

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me shpërthimin e fuqishëm që ndodhi pak më parë në Universitetin “Epoka”. Një student raporton se në këtë orë zhvillojnë mësim studentët e masterit. Nuk dihet saktësisht se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin, pra nëse ka qenë eksploziv apo për shkak të gazit. Lajmi i mirë është se në momentin e shpërthimit, i cili ka ndodhur në mensën dhe lokalin e Universitetit, nuk ka patur studentë, pasi në këtë orar janë të mbyllur.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe teknikët për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit. Njëri nga studentët rrëfeu për redaksinë tonë se janë trembur shumë gjatë momentit të shpërthimit, i cili në fakt ka zgjatur vetëm pak sekonda.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak Me datë 09.12.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Rinasit”, ka ndodhur një shpërthim në një godinë të një subjekti privat, konkretisht në kuzhinën e mencës, ku ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi si pasojë e rrjedhjes së gazit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit.



Më të lexuarat