Prapaskena

Basha: Eshtë koha për pastrimin e politikës nga njerëz të lidhur me krimin e korrupsionin

Publikuar: 09/12/2021

Në Ditën Ndërkombëtare kundër korrupsionit kryetari i PD-së Lulzim Basha nënvizon nevojën për veting në politikë.

“Përballë kapjes së shtetit nga paligjshmëria dhe pandershmëria, është koha për një angazhim dhe mobilizim të të gjithë shoqërisë për të ecur me vendosmëri përpara në përballjen me korrupsioni dhe të korruptuarit, për pastrimin e politikës nga abuzuesit dhe njerëzit e lidhur me krimin dhe korrupsionin, për një politikë të pastër në shërbim të familjeve shqiptare dhe mirëqënies së tyre” shkruan Basha.

Basha shton se është koha për një angazhim të të gjithë shoqërisë për të ecur me vendosmëri përpara për pastrimin e politikës dhe përballjen me korrupsioni

“Është korrupsioni që varfëron qytetarët, që dëmton demokracinë, që shpopullon vendin, që vret besimin tek e ardhmja”

Sot, pikërisht në këtë ditë të veçantë Tiranën e viziton  zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.

 



Më të lexuarat