Prapaskena

Atentati i parandaluar nga policia e Lezhës, përgjimet zbuluan grupin e vrasësve me pagesë! Mund të jetë financuar dhe porositur nga një person i tretë

Publikuar: 09/12/2021

Përgjimet dhe ndjekja me metoda speciale, zbuluan grupin që po përgatitin eleminimin fizik të vëllezërve Preng dhe Ndoc Paluca në Tiranë. Sipas burimeve Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka, të cilët u shpallen në kërkim nga policia një ditë më parë janë mbajtur në vëzhgim prej disa kohësh dhe kjo çoj dhe në zbulimin e vendit ku ishte fshehur baza e armatimit për kryerjen e vrasjes dhe të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Ata kishin shfrytëzuar ambientet e këtij lokali dhe banese në lagjen “Varosh” të qytetit të Lezhës në pronësi të shtetasit Nikoll Marku, pasi ky i fundit ishte vjehrri i njërit prej përsonave që dyshohej se po planifikonin atentatin.

Menjëherë pas sinjalizimit për bazen ku dyshohej se ishte fshehur armatimi, policia ka ushtruar kontrollin, duke gjetur sasi të madhe eurosh, armë të ndryshme lëndë shpërthyese e sende të tjera që do përdoreshin për të kryer vrasjen.

Dyshimet janë se eliminimi fizik i vëllezërve Paluca është porositur dhe financuar ngë një përson i tretë për shkak të prishjes së pazareve të drogës, por informacionet janë tepër tepër të rezervuara për shkak të sekretit hetimor.

Ndërkohë çifti i bashkëshorteve Nikoll dhe Marie Marku si dhe dhëndri i tyre Mark Lamkja të arrestuar mbrëmjen e së martës nga policia pritet të dalin të premten para Gjykatës për tu njohur me akuzat dhe masën e sigurisë që do të vendoset ndaj tyre, ndërsa nën drejtimin e prokurorisë së Lezhës vijon puna për identifikimin e përsonave të tjerë të përfshire në këtë veprimtari kriminel.

Operacionin policor i koduar “Mataro”, u finalizua mbrëmjen e së martës nga Policia e Lezhës, ku u arrestuan dhe 2 të tjerë u shpallen në kërkim, teksa po përgatiteshin për të kryer një vrasje.

 

 



Më të lexuarat