Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura në luftën kundër korrupsionit dhe sot, vetë Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka bërë me dije se Amerika ka një tjetër listë me 11 persona që janë shpallur ‘Non Grata’.
A do të jenë zyrtarë nga Shqipëria, kjo nuk dihet, pasi deri më tani janë zbuluar 9 nga 11 emra ‘Non Grata’ në total, teksa ky njoftim ky që vjen në vijimësi të deklaratave të tjera të përfaqësuesve amerikanë, ku ditët e fundit kanë artikuluar për sanksione të reja dhe ndalesa për marrje vizash drejt ShBA-së për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të korruptuar. Më i fundit ishte paralajmërimi i dërguarit special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar gjatë vizitës së tij në Tiranë.
Ndërkohë, për ta treguar se SHBA e ka më se seriozisht këtë luftë, sot gjatë Samitit për Demokracinë, Blinken njoftoi krijimin e një Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global ku dha dhe detaje se si do të funksionojë.
“Kam kënaqësinë të njoftoj sot se Departamenti i Shtetit po krijon një Koordinator për Anti-Korrupsionin Global, i cili do të integrojë dhe ngrejë luftën kundër korrupsionit në të gjitha aspektet e diplomacisë amerikane dhe ndihmës së huaj. Koordinatori, duke punuar ngushtë me partnerët ndërinstitucionalë dhe ndërkombëtarë, do të udhëheqë zbatimin e Departamentit të Shtetit të Strategjisë së SHBA-së për luftën Kundër Korrupsionit, të shpallur këtë javë nga Shtëpia e Bardhë. Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar. Së bashku, ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë”, tha Blinken gjatë Samitit për Demokracinë.
Nisur nga këto deklarata të thënë publikisht, por edhe nën zë, në Shqipëri janë përfolur një sërë emrash që do të shpallen ‘Non Grata’ në Shqipëri, megjithëse të gjitha kanë qenë në formën e akuzave nga partitë politike. Deri më tani, SHBA në listën e zezë 4 persona, ish-kryeministri Sali Berisha me këtë të fundit që ka nisur një ‘luftë’ të hapur ndaj Amerikën, për të vijuar më pas me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla që vijon të jetë në arrati, ish-deputeti Tom Doshi si edhe ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, kësaj liste, iu shtuan edhe 16 persona dhe 24 kompani si pjesë e organizatave kriminale, që veprojnë në fushën e kontrabandës në mallrave dhe pastrimit të parave, ku 13 prej tyre janë serbë që jetojnë në Veri të Kosovës, në të cilën protagonisti kryesor i krimit të organizuar dhe korruptimit të politikanëve në Veri të Kosovës është Zvonko Veselinoviç. Ai cilësohet nga SHBA si një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit, trafiqeve dhe pastrimit të parave në Kosovë.