Prapaskena

Operacione apo filtra?! Ndekësit kritikojnë Arbana Osmanin: Bubu sa photoshop, eh ç’të bën leku! Zbuloni komentin epik të saj

Publikuar: 08/12/2021

Në vitin 2021, asnjërit nuk i bëjnë më përshtypje filtrat e rrjeteve sociale, pasi tashmë të gjitha fotot madje edhe ato që i ruajmë për kujtim janë të edituar. Një gjë e tillë na bënë edhe më pak përshtypje kur bëhet fjalë për Vip-at shqiptarë që mundohen të ndërtojnë imazhin “perfekt” për ndjekësit.

Pikërisht për këtë është sulmuar së fundmi moderatorja Arbana Osmani, e cila duket se e ka tepruar me photoshpin!

“Ç’u bëtë të tëra njësoj si binjake me këto ndërhyrjet! Ç’të bën leku”, shkruan një komentuese, ndërsa Arbana nuk e kaloj këtë koment pa një përgjigje.

“Njësoj i kemi filtrat”, shkruan ajo.

Duket se kjo fotografi i ka bërë shume përshtypje të gjithëve pasi komentet për phootoshopin e tepruar kanë qenë të shumta”

“Bububu sa filtra ke vënë”, shkruan një tjetër.

“Madona sa photoshop, ti je e bukur natyrale”, i thotë një tjetër.



Më të lexuarat