Prapaskena

‘Më ftoi Erlindi!’ Të rinjtë zbulojnë vëllanë e Bashës, çoi te takimi nxënësit e shkollës së tij

Publikuar: 08/12/2021

Aktiviteti i Lulzim Bashës te ArTurbina në kuadër të Ditës së Rinisë dështoi që në nisje të tij. Shkak ka qenë mungesa e njerëzve për të mbushur karriget e sallës. 

Kjo pasi demokratët ishin me liderin historik Sali Berisha te busti i ‘Heroit të Demokracisë’, Azem Hajdari, në Qytetin Studenti.

Por Basha kishte menduar një plan tjetër, në mungesë të demokratëve, siç edhe ndodhi.

Vëllai i tij, i cili është pronar i një shkolle në Tiranë, ka organizuar disa nxënës, kryesisht gjimnazistë për të shkuar te takimi.

Siç edhe u shprehën për Syri Tv, nxënësit pohojnë se i ka sjellë shkolla dhe mësuesit aty.

Një prej adoleshentëve thotë se e ka ftuar ‘Erlindi i shkollës’. Syri mësoi se ‘Erlindi i shkollës’ është Erlind Basha, vëllai i kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha.

Përdorimi i nxënësve të shkollave publike dhe private për aktivitete partiake është e palejueshme me ligj.

Por edhe kjo shkelje ligjore nuk i vjen në ndihmë Lulzim Bashës për të mbushur karriget e një salle relativisht të vogël si ArTurbina.

Ja si shprehen nxënësit për Syri Tv të pyetur se kush i kishte ftuar dhe çfarë dinin ata për Ditën e Rinisë:

Nxënëse: Nga mësuesit, nga shkolla. Jam 17 vjeçe, te shkolla ‘Partizani’

Nxënës: S’e kam idenë fare, kot kam ardhur, tha një tjetër nxënës.

Nxënës: Kam ardhur i ftuar nga Erlindi, i cili na tha që do të kujtojmë ditën e rinisë.

Nxënës: Kam ardhur i ftuar (Kur pyetet se kush e ka ftuar nuk jep përgjigje).

 



Më të lexuarat