Prapaskena

Makina bie në humnerë, humb jetën 17 vjeçari në Bulqizë

Publikuar: 08/12/2021

Një 17-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi automjeti në të cilin po udhëtonte ka rënë disa metra poshtë rrugës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Trebisht të Bulqizës, ku si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi F.P, ndërsa është plagosur rëndë E. T., 20 vjeç.

Ky i fundit është në gjendje të rëndë dhe po merr ndihën mjekësore në spitalin e Peshkopisë.

“Rreth orës 17.00, në Trebisht, Bulqizë ka rënë disa metra poshtë rrugës një automjet dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi F. P., 17 vjeç, dhe është dëmtuar rëndë shtetasi E. T., 20 vjeç, cili po merr ndihmë mjekësore në spital.”- njofton policia.

Në këtë vend edhe para tre vitesh kanë humbur jetën edhe 3 persona të tjerë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



Më të lexuarat