Një 38-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Itali, pasi ka sulmuar dhe ka kërcënuar me jetë gruan e tij.
Mësohet se ai e ka goditur dhe e ka kërcënuar në sy të tre fëmijëve të tyre.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Brugherio (Monza).
“Do të të djeg të gjallë” i tha i shoqi duke e ndjekur me çekiç pasi e shtyu dhe e goditi.
Ndërkohë mësohet se gruaja 32 vjeçe, u ndihmua nga fqinjët të cilët duke dëgjuar britmat e saj, të cilët kanë telefonuar policinë.
Tashmë pritet që shqiptari të marrë dënimin nga autoritetet.