Prapaskena

Dita e Rinisë, Berisha dhe Basha të ndarë në dy ceremoni të ndryshme

Publikuar: 08/12/2021

8 Dhjetori shënon ditën e Rinisë. Demokratët ndër vite këtë datë e kanë kujtuar me homazhe në qytetin Studenti, përballë shtatores së Azem Hajdarit.

Ky vit i gjen të ndarë dy figurat kryesore të PD-së, liderin historik Sali Berisha dhe liderin aktual Lulzim Basha të cilët prej muajsh vijojnë të jenë “në luftë.”

Kryetari aktual Lulzim Basha ka bërë me dije se me më 8 dhjetor do të zhvillojë një takim në ambientet e ArTurbinës, ndërkohë Sali Berisha ka bërë me dije se një orë më pas do të jetë në qytet Studenti ku do të zhvillojë takim dhe homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit.



Më të lexuarat