Prapaskena

Detaje nga parandalimi i vrasjes në Tiranë/ Si ra policia në gjurmët e autorëve, konflikti nisi në Belgjikë për prishjen e pazareve të drogës

Publikuar: 08/12/2021

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar gjatë 24 orëve të fundit, ku u arrestuan katër persona dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë.

Gjatë këtij aksioni, policia njoftoi se ka parandaluar edhe një vrasje, që anëtarët e grupit kriminal po planifikonin të kryenin.

Mësohet se Policia e Lezhës në rrugë operative mori të dhëna se çifti Nikoll dhe Marie Marku si edhe dhëndri i tyre posedonin arme zjarri, municione dhe eksploziv.

Në bazë të këtyre informacioneve u çel një procedim penal i cili çoi më pas në zbulimin e gjithë aktivitetit kriminal të tyre si edhe lidhjen me 31 vjeçaret Edmir Vlashi e Hektor Ndoka të cilët po planifikonin vrasjen në kryeqytet.



Më të lexuarat