Prapaskena

8 Dhjetori, djali dhe bashkëshortja e Azem Hajdarit në krah të Berishës

Publikuar: 08/12/2021

Ish-kryeministri, Sali Berisha, po zhvillon sot homazhe te busti i Azem Hajdarit, duke përkujtuar kështu lëvizjen e 8 Dhjetorit të vitit 1990 që do të sillte fundin e diktaturës dhe fillimin e demokracisë në Shqipëri.

Sikurse vihet re në pamjet e mëposhtme, krah liderit historik të PD-së kanë qenë, bashkëshortja e Azem Hajdarit, Fatmira dhe djali i tij.

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha kanë zgjedhur të zhvillojnë të ndarë ceremoni për këtë ditë të rëndësishme për PD-në.

Basha mblodhi demokratët në ambientet e Air Turbina, ku i ulur në vendin e publikut dëgjoi studentët e Dhjetorit 1990 si nderim për veprën e tyre.

Ndërkohë që Berisha po zhvillon homazhe para bustit të Azemit.

 

 

 



Më të lexuarat