Prapaskena

Tragjedi në familje, vëllai vret motrën dhe më pas veten, debatet nisën pas vdekjes së nënës

Publikuar: 07/12/2021

Një tragjedi ka ndodhur në një familje në Greqi në rrugën e Olympias. Vëllai 34-vjeçar ka vrarë motrën dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Ata jetonin bashkë me nënën e tyre, e cila e kishte ndërruar jetë kohët e fundit.

Pas vdekjes së saj mes dy të rinjve kishin nisur konflikte të vazhdueshme si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike.

Ata kishin edhe një vëlla tjetër i cili ka gjetur trupat e pajetë të dy viktimave në banesë.



Më të lexuarat