Prapaskena

Ngritja e FBI-së shqiptare, kur do të jetë gati me të gjithë hetuesit e saj

Publikuar: 07/12/2021

Byroja Kombëtare e Hetimet pritet që të jetë funksionale brenda këtij viti. Burime bëjnë me dije se ashtuquajtura FBI-ja shqiptare në vitin 2022 do plotësohet me 60 hetuesit e saj.

Sipas po të njëjtave burime, pritet që brenda dhjetorit pritet të përfundojë vetingu për 32 aplikantët dhe të dalin rezultatet për fituesit, e më pas ti bashkohen 28 kolegëve të tyre që prej disa muajsh kanë nisur punën në strukturën e posaçme dhe kanë marrë në dorë disa dosje që po kryejnë hetime.

Ngritja e kësaj strukture do lehtësojë edhe punën e prokurorëve të SPAK, të cilët që prej ngritjes së këtij institucioni janë ankuar për mbingarkesë në punë dhe shtim prokurorësh, pasi kanë shumë dosje në duar.

Mësohet se 2 vite pas ngritjes së SPAK, nga burime brenda ketij institucuoni mësohet se janë rreth 500 procedime penale që janë regjistruar dhe prokurorët e kësaj strukture janë duke hetuar, duke u konsideruar nje shifër e lartë lidhur me numrin e prokurorëve që ka kjo strukturë.

Për këtë shkak u kërkua edhe rritja e numrit të prokurorëve duke e çuar nga 15 në 20 të tillë.



Më të lexuarat