Kryeministri Edi Rama u nderua me çmimin e solidaritetit nga Organizata “Vital Voices Global Partnership” në SHBA, për mikpritjen që Shqipëria iu bëri refugjatëve afganë, duke ofruar për ta strehim, arsimim, shërbime mjekësore, e mbështetje psikosociale.
Çmimi iu dorëzua Kryeministrit Rama, nga ish Sekretarja e Shtetit të SHBA, zonja HillaryClinton, njëkohësisht dhe një nga themelueset e organizatës, çmim, i cili dedikohet për njerëz të shquar që kanë treguar guxim dhe dhembshuri në mbrojtjen e grave dhe vajzave në mbarë botën.”
Hillary Clinton: “Mjaft udhëheqës ndërkombëtarë nuk ishin të gatshëm të bënin shumë. Edhe kur iu kërkua, gjithnjë në rastin kur u përgjigjën pozitivisht, angazhimet që morën ishin shumë të vogla.
Megjithatë, pati një numër të vogël – dhe, për fat të keq, kaq janë, një dorë e vogël – udhëheqësish, që u shprehën të gatshëm në një kohë nevoje të madhe. Në krye të kësaj liste është Kryeministri Edi Rama.
Kryeministri Rama kuptoi thuajse instinktivisht sa e rëndësishme ishte të shtrinte dorën, të thoshte “po”. Kështu, së bashku me Vital Voices, Institutin e Xhorxhtaunit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Gratë për Gratë dhe Nina’s List dhe shumë të tjerë, Kryeministri Rama u hapi dyert e Shqipërisë njerëzve nga Afganistani e, kryesisht, grave në nevojë dhe, falë udhëheqjes së tij dhe përpjekjeve të qeverisë shqiptare, më shumë sesa 1 000 të evakuuar afganë janë të sigurt në Shqipëri.
Nga ana e tij kryeministri Edi Rama kujtoi ndihmën që shqiptarët dhanë për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore
Edi Rama: “Heronj ishin të tjerët. Heronj ishin shqiptarët që kishin gjithcka për të humbur por shpëtuan hebrenjtë duke bërë Shqipëria vendin e vetëm në Europë që kishte më shumë hebrenjë pas Luftës së Dytë Botërore sesa paranisjes duke rradhitur Shqipërinë tek të drejtët duke shpëtuar 3750 hebrenj, dhe nuk dorëzoi asnjë nazistëve. Pati shumë heronj por njëri ishte Mustafa Rezniku i cili ishte njohur nga shteti i Izraelit. Ai shpëtoi 42 familje hebre. Kur nazistët i kërkuan të dorëzojë naziztët ai dorëzoi dy djemtë e tij dhe jo hebrenjtë.
I deleguari i Clinton ne Shqiperi
Edi Rama: Duke kujtuar se “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut” Rama trengon se një i dërguar nga SHBA kishte mbërritur në zyrën e tij dhe në emër të Clinton kërkonte ndihmë.
Në gusht, kur situata nisi të vështirësohej, dikush erdhi në Shqipëri e më tha: “Sekretares Klinton i duhet ndihma jote”.
Ia ktheva: “Si është e mundur? As në ëndërr s’e kam parë!”
“E kam seriozisht!”, vazhdoi ai.
Pastaj, ai – se ishte një “ai”, meqë ra fjala – më tregon për Vital Voice e gjithë të tjerat dhe unë i them: “Në rregull, eja ta bëjmë”. “Si?”, thotë.
“Ta bëjmë, t’i marrim këto gra”.
Më thotë: “A do që të të marrë në telefon Sekretarja Klinton?”
“Jo – i them – eja ta bëjmë, pastaj, nëse do të kujtohet më për këtë, le të më marrë në telefon.”
(E di, meqë ra llafi, se është shumë amerikane… të paparë kur vjen puna për të të joshur e, pastaj, kur mbarojnë punë të thonë: “Më fal kush je?”)
Atëherë i thashë: Ok. Le ta bëjmë. Të marrim këto gra.
Telefonata me Clinton
Edi Rama: “Megjithatë, nuk ishte ky rasti dhe ajo më telefonoi. Kur të gjitha gratë në listë ishin shpëtuar e vendosur në Shqipëri, më telefonoi dhe, sigurisht, ishte nder shumë i madh.
Sepse, duhet ta dini që, nëse quhesh Klinton në Shqipëri apo mes shqiptarëve, kjo është diçka shumë speciale, që lidhet me çlirimin e gjysmës së kombit tonë, Kosovës.
Dhe, meqë ra fjala, është i vetmi vend mbi këtë tokë, ku sot ka njerëz, djem, që e kanë emrin Klinton – emrin, jo mbiemrin.
Madje, ka edhe djem që quhen Billklinton. Kështu e kanë thjesht emrin po, si të themi, Billklinton Rama. Dhe të gjithë këta djem që sot janë rritur ishin bebe të sapolindura në kohën kur, falë Presidentit Klinton, Zonjës së Parë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara asokohe, ai popull u çlirua nga një regjim, i cili u përpoq ta spastronte etnikisht që të gjithin.”
Hillary Clinton: Kur e mora në telefon kryeministrin për ta falënderuar për këtë angazhim të jashtëzakonshëm, ai u përgjigj shumë natyrshëm “po çfarë tjetër duhet të kishim bërë”.
Do doja të kishte më shumë udhëheqës me këtë lloj qasjeje. Por kjo nuk është e vetmja arsye që ai nderohet sonte.
Clinton vlerësoi angazhimin e Kryeministrit Rama për të çuar përpara mirëqenien.