Prapaskena

“Lufta nuk ndalet” / Mandi i Nishtullës: Nuk ia lë lekët Silvës nga inati. Dafi kërcënoi vajzat e mia se do i nxjerrë në rrugë

Publikuar: 07/12/2021

Vijojnë debatet dhe replikat në distancë mes Silva Gunbardhit dhe Mandi Nishtullës. Bëhet fjalë për fitimet në youtubë të këngës “Të ka lali shpirt”.

Në një intervistë ekskluzive për D-Night në RTV Ora, mbrëmjen e sotme, Mandi i Nishtullës i kthen përgjigje këngëtares ndërsa lëshon akuza të forta ndaj bashkëshortit të saj se I ka kërcënuar vajzat e tij duke i thënë se do I nxjerrë në rrugë.

“Nuk ia lë nga inati. Ma ka bërë padrejtësisht. E kam besuar. E kam fut në shtëpi. i kam lënë fëmijët e mi në krahë, ndërsa sot burri I saj merr në telefon vajzat e mia dhe i ofendon dhe thotë se do i nxjerrë në rrugë. Kaq gangster është ai! Ai duhet të mendohet mirë para se të flasë. Se ne sa jemi të mirë aq jemi dhe të këqinj. Respektin na e marrin për dobësi.”

Silva qan për lekët se nuk ka parë kaq shumë lekë” thote Mandi i Nishtullës.

 



Më të lexuarat